
Mafia dhe trafikimi i lëndëve narkotike kanë qenë gjithmonë sfidë për policinë dhe drejtësinë shqiptare.
Duke folur për to, avokatia Enida Bozheku bëri publik për ‘ 360 gradë’ rezultatin e një raporti të janar 2025 në të cilin theksohej se shqiptarët kanë ndihmuar në formimin e 821 karteleve të drogës në botë.
”Çunat shqiptar për shkak të shumë kushteve, tradhëtive brenda llojit, shumë janë futur dhe kanë dalë nga burgu ku ka qenë një bazë e mirë për të mësuar me kontakte nga ku kanë lidhur aleancat e duhura. Më pas mënyra sesi është zhvilluar është se vetë shqiptarët kanë një shpirt sipërmarrës dhe janë të besës dhe i ndihmon në çdo lloj aktiviteti.
Shqiptarët janë ata që kanë ndihmuar në formimin e 821 karteleve në të gjithë botën ku në të gjithë këto grupime ka shqiptarë, janë mediatorë shumë të mirë dhe kjo i bën ata të jenë të besueshëm. I vetmi konflikt që flitet për shkak të një çështje mentaliteti për grupet ukrainase, bjelloruse dhe rusë. Respektojnë njëri- tjetrin dhe nuk futen në pjesë”, tha Bozheku.
Lini një Përgjigje