
Miratimi i ligjit te basteve online nga Babloku ka filluar të aktivizojë elementët kriminalë në cdo cep e lagje të Shqipërisë. Individë të përfshirë në ngjarje kriminale kanë filluar të investojnë në hapjen e disa lokaleve për t’i përshtatur në salla lotosh sportive.
Qeveria po përpiqet ta paraqesë situatën si të ndryshme nga ajo e pak kohëve më parë, ku ‘gogoli’ ishte Vis Martinaj dhe se çdo e keqe që vinte nga ‘bixhozi’, i faturohej atij. Me eleminimin fizik të tij, Babloku dhe ‘zarat’ e tij që i ‘hanë dardha pas kurrizit’ morën në dorë kontrollin e lojrave të fatit dhe gjykuan se tani që Martinaj nuk është më, mund t'i kthenin në mënyrë të kontrolluar. Por e gjithë kjo është thjesht një mashtrim pasi nuk ishte Martinaj e keqja që vinte nga bixhozi, thjesht familja kryeministrore e donte gjithë këtë industri fitimprurëse si monopol të saj dhe me këtë individ ‘i ngeci sharra në gozhdë’. Derisa erdhi eliminimi i tij fizik dhe bosët e krimit kërcitën gotat e shampanjës. 1 muaj më pas filloi propaganda e hapjes së basteve dhe ku jemi sot?! Ligji për hapjen e tyre u miratua nga qeveria.
Tashmë është e qartë si drita e diellit, që bastet u mbyllën jo si një masë për të mbrojtur familjet shqiptare nga krizat e konfliktet, por për të shkatërruar Ervis Martinajn.
Le të ndalemi pak te ndryshimet midis basteve të disa viteve më parë dhe tani. Në thelb asgjë nuk ka ndryshuar. I vetmi ndryshim është se pagesa nuk do të jetë kesh por nëpërmjet llogarisë bankare të lojtarit. Pra pikat e dikurshme të basteve nëpër lagje do të hapen dhe janë duke u rihapur përsëri, thjesht do të kenë një program të ndryshëm, ku lojtarët do të vënë bastet e tyre.
Këtë e dëshmon edhe aktivizimi i elementëve kriminalë nga zona e ‘vilave të famshme’ në Sauk, duke kaluar në ish-Bllok, e më pas në të gjithë Shqipërinë. Lokalet në të gjitha lagjet e Shqipërisë po ‘mbijë si kërpurdha’ në pritje të hapjes së basteve.
Bastet Online janë paracaktuar si monopol i Olsi Ramës, ortakut të tij Endri Meksi, Fidel Yllit e Dajlan Avdija, ish pronar i basteve sportive bashkë me Fidel Yllin dhe ndërtues i kullës te Sahati i Tiranës. Sipas burimeve ka edhe disa personazhe të njohur të botës së krimit, të cilëve do i dëgjohet zëri së shpejti... /Pamfleti
Lini një Përgjigje