TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2023, 19:56

Bashkëkombasit e tyre ikën pa paguar, 2 turistë italianë veprojnë ndryshe, gjejnë portofolin plot me para dhe e dorëzojnë në polici

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëkombasit e tyre ikën pa paguar, 2 turistë italianë

Veprimi i 4 turistëve që ikën pa paguar nga një restorant në Berat ka bërë bujë të madhe në vendin tonë dhe mediat ndërkombëtare. Vetë kryeministrja italiane u detyrua të paguajë faturën. Por jo të gjithë janë ashtu. Dy turistë italianë në Lushnjë kanë vepruar ndryshe. Ata kanë gjetur një portofol të mbushur me para dhe e kanë dorëzuar në polici.

Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë, një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit. 

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre”, njoftoi policia.

Bashkëkombasit e tyre ikën pa paguar, 2 turistë italianë

para turiste italiane

Lini një Përgjigje