
Juristi kreshnik Spahiu duke iu referuar operacionit të SPAK, nga ku u goditën 7 grupe kriminale, tha se padyshim ky është një nga aksionet më të mëdha.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, duke folur për lidhjet me krimin në Shqipëri, ai shtoi se “ka një lajm të mirë” pasi duke parë përgjimet e kësaj dosje, bandat shqiptare duket të jenë ende larg nga funksionimi i tyre si mafia italiane.
“Ka një lajm të mirë në gjithë këtë histori. Lajmi i mirë është që në gjithë agresivitetin, monstruozitetin që kanë bandat në Shqipëri, prap është shumë banal e shumë më poshtë se niveli i mafies italiane apo ndërkombëtare.
Mjafton të lexoni përgjimet për të kuptuar se ata janë shumë larg nga të qenurit mafie. Mafia klasike ka një strukturë shumë diskrete, kanë një shtet paralel, bandat shqiptare nuk kanë kode, nuk kanë norma, nuk kanë parime dhe nuk kanë hirearki anëtarësime, nënkryetar, këshilltar, financier, kapitenë. Mafia klasike ka një organizim edhe të sistemit fiskal, vendosin haraçe në të gjitha bizneset e territorit ku ata funksionojnë”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje