
Avokati Saimir Vishaj e ka komentuar si triumf të drejtësisë, kundër njerëzve të gjithëpushtetshëm që kanë shpërfillur drejtësinë për dekada, vajtjen e Sali Berishës në SPAK.
Sipas tij, shqiptarët kanë fituar një drejtësi kundër personave që kanë mbretëruar kundër njerëzve të pathyeshëm.
“Nuk ka rëndësi se kush e ka pyetur Berishën. Fituam atë që asnjë nuk është i pathyeshëm. Kur flet akuza duhet të bindemi. Deri dje bëhej karshillëk.
Kemi triumfuar me një shtet ligjor. Kjo do të thotë se as Rama, as Berisha dhe as Meta nuk mund të dalin mbi SPAK-un”, tha Visha në emisionin ‘3D’ .
Ndërkohë Apeli i Gjykatës së Posaçme pritet të vendosë mëngjesin e së enjtes, nëse do të qëndrojë në fuqi masa “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkojnë një masë më të butë për ish-kryeministrin që akuzohet për korrupsion pasiv gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.
Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin u ndërtuan një grup pallatesh. Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” që prej datës 30 dhjetor.
Lini një Përgjigje