TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2023, 22:44

Avokati deklaratë të fortë: Ka njerëz që paguhen për të vuajtur dënimin me burg për bosë të krimit

Shkruar nga Pamfleti

Avokati deklaratë të fortë: Ka njerëz që paguhen

Sonte emisioni “Opinion” ka pasur diskutime mbi ekstradimin e Behar Bajrit në vend. Teksa gazetari Eni Ferhati po shpjegonte se Bajri ka pasur një telefon brenda qelisë së paraburgimit (te 313-a) në vitin 2020 me anë të cilit komunikonte në aplikacionin ‘SkyEcc’ me bashkëpunëtorë të tij për të ditur mbi lëvizjet e personave që kishte në objektiv, ndërhyri avokati Sokol Nako.

Nako u shpreh se kjo nuk është habi, pasi ka pasur dhe raste që dënimin e një personi të caktuar e ka kryer dikush tjetër.

Sokol Nako: Unë kam gjetur dhe raste që ishin njerëz tjerë të cilët kryenin dënimin…

Blendi Fevziu: Si si?! Kishte hyrë njëri në burg për llogari të tjetrit?

Blendi Fevziu: Po si hynte, me rrogë rrinte ai në burg?!

Blendi Fevziu: Si ka mundësi?! Kishte dalë i burgosuri jashtë dhe në vend të tij e bënte një bedel brenda burgun?

Sokol Nako: Burgu është një botë shumë interesante.

Blendi Fevziu: Nuk ka mundësi! E vërtetë? Domethënë i burgosuri kishte dalë dhe kishte hyrë një tjetër…/

Lini një Përgjigje