TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Dhjetor 2023, 07:35

Athina kërcënoi me veto Shqipërinë, Arian Çani zbulon prapaskenat: Humbja e madhe e Greqisë, sa i kushtoi çështja “Beleri”

Shkruar nga Pamfleti

Athina kërcënoi me veto Shqipërinë, Arian Çani zbulon

Gazetari Arian Çani foli për veton e Greqisë ndaj Shqipërisë.

Ai theksoi se Greqisë i ishin premtuar nga Gjermania 20 miliardë euro nëse do të hiqte veton, por refuzoi ta bënte duke humbur dhe shumën në fjalë.

Sipas tij, Greqia nuk e bëri këtë për Fredi Belerin po për minoritetin grek që jeton në Himarë.

“Sot Greqia ka humbur mbi 20 miliardë euro që ishte programi nga Samiti. Kjo do të ndodhte nëse i hiqte veton Shqipërisë, pas kërkesës së kancelarit gjerman. Greqia tha jo dhe iku 20 miliardë. Mendon se do të humbiste për Belerin 20 miliardë. Nuk e bëri për të mbrojtur Belerin por shtetasit e vet. Është në Konventën Evropiane, që Beleri është i zgjedhur dhe ai duhet të betohet", tha ai në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania.

arian cani veto greqi shqiperi

Lini një Përgjigje