TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2025, 20:36

Arrestimi i Veliajt, avokati: Lojë e Ramës për të shpëtuar veten, kthimi nga rruga për në Shkodër i planifikuar

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, avokati: Lojë e Ramës për të

Ndue Pjetra teksa ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt, deklaroi se atë e lëshoi vetë kryeministri Rama për të shpëtuar veten.

Ai tha se janë rreth 100 mln dollarë që USAID ka futur në Shqipëri dhe se fitorja e Trump është goditja e fortë që po i bëhet sorosianëve. Sipas tij do ishte mirë që SPAK pas Veliajt të shkojë te të gjithë të tjerët.

Pritej arrestimi i Veliajt gjithë ata arrestohen kur i lëshon vetë kryeministri. Rama bënë lojëra sepse e di shumë mirë se çfarë bëhet në SPAK. Ai bëri sikur do ikte në Shkodër dhe ideja që u kthye në rrugë është diçka që s’ta mbush mendjen, por fitorja e Trump është goditja ndaj sorosianëve sepse këta janë duke shpëtuar veten tani.

Rama e lëshoi Veliajn për të mbrojtur veten dhe gruan e tij sepse Sorosi e ka udhëzuar për të marrë dhe Ramën se kush e mban atë për burrë. Janë rreth 100 mln dollarë që USAID ka futur në Shqipëri qëkur është themeluar nga ‘92 deri 2015, ka pasur 80 mln dollarë dhe 8.2 mln vetëm për të penguar drejtësinë”, tha ai në MCN.

 

Lini një Përgjigje