
Gazetarja Keti Banushi ka dhënë detaje nga hetimet për Ilir Metën që çuan në arrestimin e tij sot në mesditë tek Kthesa e Kamzës.
Gazetarja në një intervistë për Report Tv, zbardhi rolin e shoqes së Monika Kryemadhit Ema Çoku, në akuzë për pastrim parash.
Ndërkohë thekson se SPAK ka marrë edhe pjesë nga video-përgjimi i Dritan Prifti për ryshfetin me 700 mijë euro.
“SPAK ka marrë edhe video-përgjimin e Dritan Priftit për ryshfetin 700 mijë euro. Shoqja e Monika Kryemadhit, Ema Çoku nën akuzë për pastrim parash, bëri transferta për lobimin në SHBA”, tha Banushi.
Lini një Përgjigje