TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 21:52

"I përfshirë në komunikime në SKY ECC", Klodiana Lala zbulon detaje nga burgosja e Jurgis Çyrbes

Shkruar nga Pamfleti

"I përfshirë në komunikime në SKY ECC", Klodiana

Klodiana Lala, ka shpjeguar detaje nga arrestimi i ish deputetit Jurgis Çyrbja dhe si ai u propozua nga krimi i organizuar që të ishte i treti në listën e PS në Durrës dhe në fakt u caktuar pikërisht i treti.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala tha se Çyrbja nuk është arrestuar për shpërdorim detyre për pronat në Durrrës, por një çështje që ka të bëjë me të dhënat e ardhura nga autoritetet franceze.

"Zoti Çyrbja nuk është arrestuar për shpërdorim detyre për pronat në Durrrës, por një çështje që ka të bëjë me të dhënat e ardhura nga autoritetet franceze. Dyshimet e SPAK janë që Çyrbja të jetë përfshirë në komunikime në SKY ECC, ku prokuroria e posacme na flet për korrupsion në zgjedhje.

Janë 4 personazhe, Altin Hajri, në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës, i cili komunikon me Ahmet Mashën, Edmond Kocin dhe të tjerë, ndërmarirn një operacion që Çyrbja të mos lihej i pesti apo gjashti në Durës por të shkonte i treti në listë. Fakti tregoi se Dako e propozoi emrin e Çyrbes i treti në listë dhe u miratua nga Edi Rama. Cyrbja dyshohet se ka marrë të dhëna nga zyrtarë të lartë, policia, drejtësia, që kishte të bënte për persona në kërkim dhe i favorizonte, në këmbin të votave, pra Altin Hajri.

Ka edhe një rast për një grup shumë të rrezikshëm në zonën e Durrësit, që ka të bëjë me Kreshnik Budlla Farruku. Aktivitetin e ka patur në Spanjë, është goditur pak kohë më parë. Kreshnik Budlla Farruku është larguar nga shtëpia dhe ka harruar celularin hapur. Jurgys Çyrbja rezulton se i çonte të dhëna kunatit të Farrukut dhe ai ia përcillte këtij të fundit. Edi Rama dhe mazhoranca ka patur interes ta merrte mandatin e Çyrbes, sepse po të shkonte kërkesa në Kuvend prokuroria duhet t çonte aktet dhe komunikimet kompromentonin eksponentë të PS dhe kryeministrin. Krimi i organizuar ka hedhur vallë mbi tavolinën e Kryeministrit.

Ka biseda ku thuhet pse të jetë Ndraxhi, që edhe ai del të dosja 339, që caktohej nga Avdylajt. Kanë përplasje brenda grupit. Si ka mundësi që Kryeministri dhe strukturat e PS vendosën të tretin në listë një person të propozuar nga krimi i organizuar? Nuk është peshku i madh Cyrbja, por kush e furnizonte Cyrbjen me informacion?", tha Lala.

jurgis Çyrbja

Lini një Përgjigje