
Analisti Fitim Zekthi ka folur në lidhje me arrestimin e drejtorit të ARRSH Evis Berberi, ndërsa deklaroi se çështja duhet të hetohet në themel dhe ndoshta hetimet çojnë edhe tek persona të tjerë.
Zekthi theksoi se publiku do të dijë nëse Berberi ka lidhje me zyrtarë më të lartë në qeverisje.
“Të hetohet çështja në themel. Ne duam të dimë nëse zyrtarët e lartë kanë lidhje me këtë çështje. Shpresoj që të kemi hetime gjithëpërfshirëse. Unë mendoj se SPAK nuk kontrollohet nga qeveria shqiptare. Ka segmente, por nuk kontrollohet totalisht. Drejtësia po bën diçka, se nuk ka bërë drejtësia hetime për njerëzit e rëndësishëm. Këtu ka probleme me krimin, mjafton të shikosh kullat që ngrihen, që kushtojnë miliona e miliona euro. Edhe dorëheqja e tij para arrestit është lëvizje e stilit mafioz”, u shpreh Zekthi në emisionin Open në News24.
Lini një Përgjigje