
Pas vendimit të Apelit të GJKKO për të dënuar me dy vite burg Fredi Belerin, për mediat është ndalur të flasë ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi.
Ambasadorja vuri në dyshim vendimin, ku tha se shumë aspekte të kësaj çeshtje ngrejnë pikëpyetje.
"Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrejnë pikepyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është cështja e shkeljes së prezymimit të pafajsisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit.
Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, sic u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve."-tha Kamitsi.
Lini një Përgjigje