
Anëtarët e shoqatës “Vatra” në SHBA janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin gjatë vizitës së kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Kjo e fundit u takua me ta në SHBA, por duke qenë se brenda shoqatës ka shumë klane, ka pasur përplasje dhe madje konfrontim mes tyre.
Ai që ka publikuar pamjet është aktivisti Agustin Mirakaj.
“Njoftim për të gjithë Vatranët! Sot më dt 10/21/23 në takimin e Vatrës me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikollin, mori pjesë edhe dega e Vatra Manhattan Branch. Në hyrje të Vatrës njerëz të komanduar, kanë sulmuar fizikisht dhe dhunuar kryetarin e degës Vatra Manhattan Branch Agustin Mirakaj dhe bashkëshorten e tij për të mos lejuar në takimin. Ky akt i shëmtuar është shumë i rëndë për Federatën Pan Shqiptare Vatra gjithashtu për të ardhmen e saj”, shkruan Mirakaj në Facebook.
Lini një Përgjigje