TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2024, 22:07

Anduena Llabani “plas bombën”: Astrit Avdylaj mbante me rrogë disa gazetarë të njohur, kanë dalë në Sky Ecc

Shkruar nga Pamfleti

Anduena Llabani “plas bombën”: Astrit Avdylaj mbante me

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të fortë sot. Ajo u shpreh në emisionin “360 Gradë” në “ABC Neës” se Astrit Avdylaj ishte aq i fortë sa mbante me rrogë disa gazetarë.

Ndërsa avokatja Enida Bozheku u shpreh se SPAK është treguar shumë hermetik, në lidhje me operacionin e zhvilluar për arrestimin e tij me qëllim shmangien e dekonspirimit të operacionit.

Enida Bozheku: Familja Avdylaj është shumë e fuqishme dhe SPAK nuk vepron kur vjen puna në këto nivele pa sinjalizimin e partnerëve të vet. Është treguar një hermetizëm nga SPAK dhe kjo është bërë për të evituar çdo ndikim që mund të kishte për të dekonspiruar operacionin.

Anduena Llabani: Astrit Avdylaj ka lidhje edhe me median. Shumë gazetarë shërbenin për familjen Avdylaj përkundrejt pagesës. Këto do t’i nxjerrë Sky Ecc.

 

Lini një Përgjigje