TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2025, 17:02

Akuzat e Metës për izolim, drejtori i Burgjeve e nxjerr blof: Ka 3.600 komunikime telefonike

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Metës për izolim, drejtori i Burgjeve e nxjerr blof: Ka 3.600

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, raportoi sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku u pyet edhe mbi akuzat e ish-presidentit Ilir Meta për izolim. Ai tha se Meta nuk ka pasur asnjë kufizim të të drejtave ligjore gjatë qëndrimit në paraburgim.

Qose deklaroi se Meta ka zhvilluar të gjitha takimet e miratuara nga prokurori dhe ka përdorur pa pengesa komunikimin telefonik. Ai tha se Meta ka 3.600 telefonata dhe e cilësoi këtë si provë se nuk ka pasur masa kufizuese.

Institucioni i ekzekutimeve penale në 313 ka shqyrtuar incidentin dhe ka vendosur një masë disiplinore, pasi rregullat e sigurisë nuk lejojnë që të paraburgosurit të dalin në media, të tregojnë publikisht historinë e tyre apo të bëjnë deklarata që mund të përdoren si forma presioni. Meta ka qenë ish president, por është trajtuar me dinjitet të plotë, sipas ligjeve dhe Konventës Evropiane”, tha Qose.

Qose tha se i vetmi rast problematik lidhet me një telefonatë që u transmetua në një studio televizive. Ai sqaroi se kjo ka përbërë shkelje të rregullave të sigurisë dhe se institucioni ka marrë masë disiplinore sipas procedurës.

Drejtori hodhi poshtë pretendimet e opozitës dhe përsëriti se trajtimi i Metës ka qenë në përputhje me standardet ligjore dhe me normat evropiane.

2 Komente

  1. T
    Tng

    Drejtorit i thuaj se Iliri ndihet Sarkozi ti i prgj per Ilirin.

    1. B
      Bomi

      Ilidhi te rrije se edhte e mesofte edhe me keq

      Lini një Përgjigje