TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2026, 22:48

Aksi Prrenjas-Librazhd totalisht i bllokuar, ndalohet edhe kalimi i këmbësorëve

Shkruar nga Pamfleti
Aksi Prrenjas-Librazhd totalisht i bllokuar, ndalohet edhe kalimi i
Trafik në aksin Librazhd-Prrenjas

Përkeqësohet ndjeshëm situata në segmentin rrugor te “Arrat e Gurrës”, ku gjatë orëve të fundit rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet më të lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për çdo lloj qarkullimi.

Rreth orës 22:00, pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, autoritetet kanë marrë një vendim edhe më të ashpër, duke ndaluar plotësisht edhe qarkullimin e këmbësorëve, si dhe të mjeteve të emergjencës – zjarrfikëse, polici dhe ambulanca – në segmentin e dëmtuar.

Sipas njoftimeve zyrtare, mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut, duke theksuar se situata paraqet rrezik të lartë për jetën.

Zona vijon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa rreziku i shembjes së plotë të strukturës ka detyruar izolimin total të segmentit. Një nga akset më të rëndësishme të vendit është shndërruar kështu në një pikë kritike infrastrukturore, me pasoja të drejtpërdrejta në qarkullimin dhe lidhjen mes zonave.

prrenjas librazhd

Lini një Përgjigje