TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Mars 2024, 13:46

Afera 100 milionë euro për Sterilizimin, s'ka liri për ish-zëvëndës ministrin e Shëndetësisë Klodjan Rjepaj

Shkruar nga Pamfleti

Afera 100 milionë euro për Sterilizimin, s'ka liri për

Ish-zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj mbetet në burg.

Apeli i Posaçëm i rrëzoi sot kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë. Rjepaj kundërshtoi edhe zgjatjen e afateve hetimore nga GJKKO me 1 muaj e 15 ditë, por edhe kjo kërkesë u refuzuar.

Rjepaj akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj në koncesionin e sterilizimit të dhënë gjatë kohës kur ai ishte zëvëndës i ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj janë arrestuar në gusht të vitit të kaluar dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.

Më 23 qershor 2023, gjyqtari Erion Bani caktoi “arrest shtëpie” për Saimir Kadiun drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë. Mjeku Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë është lënë nga gjykata në masën detyrim paraqitjeje. E njëjta masë është vendosur edhe për të pandehurit Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa masat u ekzekutuan 2 muaj më pas, 16 - 17 gusht 2023. 

Veprat penale të shënuara në dosje nga SPAK, janë falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre për zyrtarët, dhe mashtrim për biznesmenin Rrapaj. Prokurori mësohet se i ka dërguar kërkesat për masa në gjykatë në muajin qershor, por zbatimi i tyre është bërë vetëm pas lokalizimit të biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili është ndaluar në Dhërmi ku ndodhej me pushime. Pronari i kompanisë fituese të koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj, sipas burimeve të hetimit kishte refuzuar të paraqitej për të dëshmuar në SPAK.

Arrest me burg

Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, biznesmen

Arrest shtëpie

Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik MSH
M. S., drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje

Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi

Si nisën hetimet?

Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me tenderin e sterilizimit  me vlerë 100 mln euro, që u fitua nga Ilir Rrapaj.

Ky i fundit ishte një biznesmen i panjohur në qarqet e biznesit në Shqipëri deri në vitin 2013. Para se socialistët të vinin në pushtet, ai ishte pronari i një agjencie ndërmjetësimi si edhe i një kompanie modeste ndërtimi me qendër në Peruxhia të Italisë.

Një kompani që rezultonte të kishte vetëm një të punësuar në Itali, teksa arriti të fitonte në Shqipëri një tender kaq të lakmuar prej rreth 100 milion dollarësh.

Në lidhje me këtë çështje, disa ditë më parë është paraqitur në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Më herët, është pyetur edhe ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Kujtojmë se në muajin qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Hetimet e SPAK që zgjasin prej dy vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

100 milione euro sterilizimi klodian rjepaj

Lini një Përgjigje