TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Tetor 2023, 22:30

A rrezikon Meta me dosjen CEZ-DIA? Gazetari jep detaje: E udhëheq vetë Altin Dumani

Shkruar nga Pamfleti

A rrezikon Meta me dosjen CEZ-DIA? Gazetari jep detaje: E udhëheq vetë

Gazetari Eni Ferhati dha detaje sa i takon dosjes CEZ-DIA dhe rrezikut që i kanoset Ilir Metës nga kjo çështje, pas hapjes së “Kutisë së Pandorës” nga SPAK, me thirrjen e ish kryeministrit Berisha për çështjen ‘Partizani’.  

Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin”, Ferhati tha se është vetë Altin Dumani ai që po merret me këtë dosje, teksa shtoi se nuk dihet ende se në ç’fazë është hetimi.

Kjo është një nga dosjet më të vjetra në Prokurorinë e Posaçme, janë kryer disa letër-porosi lidhur kryesisht me kompanitë që kanë operaur sa i takon CEZ-DIA. Edhe zoti Meta është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje. Ka pasur zyrtarë të kohës që janë marrë në pyetje. Nuk dihet ende në çfarë faze është, por është një çështje që sipas informacioneve të mia e udhëheq vet Altin Dumani”, u shpreh Ferhati.

dumani spak meta

Lini një Përgjigje