TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2025, 21:54

A do të zbardhet vrajsa e Gilmando Danit? Klodiana Lala tregon deri ku kanë arritur hetimet për atentatin e Rinasit!

Shkruar nga Pamfleti

A do të zbardhet vrajsa e Gilmando Danit? Klodiana Lala tregon deri ku

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se deri ku kanë përparuar hetimet lidhur me atentatin mafioz të ndodhur pak javë më parë në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani.

Lala tha se hetimet nuk kanë avancuar dhe nuk ka asnjë pistë të qartë lidhur me atentatorë dhe porositësit e vrasjes. Sipas Lalës, policia bënë thjeshtë procedura, merr në pyetje njerëz, u merr shenja gishtash dhe aq, nuk shkon më tej.

Në rastin e Rinasit për shembull, qartësisht duket sikur ka mbështetje. U bënë disa vrasje ku thamë shumë vrasje që autorët ikin në drejtim të paditur. Dhe zbulueshmëria e krimeve është në nivele fare fare të ulëta. përjashto Telën, ti, Ferdinandi, unë dhe Sokoli, kemi qenë pikërisht atë natë emision së bashku. Problemi është që policia ka mbetur vetëm te disa veprime rutinë, siç është sekuestrimi i gëzhojave, kqyrja e pamjeve filmike, marrja e disa personave të skeduar që merren i pyet, ju merr ca shenja gishtërinjsh ose faktorësh plotësues të qitjes, dhe më pas ndalet tek disa pista që i shënon aty në letër dhe nuk bën asnjë punë hetimore për të vijuar më pas dhe për të mbajtur persona në vëzhgim, për të mbajtur persona në përgjim”, tha Lala në emsionin “Të Paekspozuarit”.

Lini një Përgjigje