TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shtator 2023, 21:07

A do të shkojë SPAK drejt shembullit rumun? Shefja e BKH në Bukuresht, merr direktiva nga struktura që arrestoi kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti
A do të shkojë SPAK drejt shembullit rumun? Shefja e BKH në
Hajnaj në Rumani

Ish-kryeministri rumun Adrian Nastase ishte i pari “peshk i madh“ që u dënua në dy raste me akuzën e korrupsionit në Rumani. Pas tij u futën në qeli 20 ministra...

Ndërkombëtarët janë vënë në lëvizje që Shqipëria të shkojë drejt shembullit kroat dhe rumun sa i takon luftës ndaj korrupsionit.

Po bëhen gati 4 vite që kur SPAK është ngritur dhe sërish nuk po shkohet atje ku kanë shkuar homologët e SPAK në Rumani apo Kroaci. Atje janë arrestuar kryeministra, ish-kryeministra dhe dhjetra ministra e deputetë.

Por sinjalet janë se gjërat mund të ndryshojnë. Drejtuesja e Byrosë së Hetimit, Aida Hajnaj dhe disa hetues kanë zhvilluar një vizitë 3 ditore në Bukuresht. Ata janë trajnuar nga struktura që arrestoi ish-kryeministrin, Adrian Nastase.

Vizita e Aida Hajnajt në Bukuresht është mundësuar nga OSBE. “Nga data 26 deri më 28 shtator 2023, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një vizitë për një delegacion të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në Rumani me qëllim krijimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira me agjencitë rajonale të zbatimit të ligjit.

Delegacioni i kryesuar nga drejtoresha e BKH, Aida Veizaj u takua me Drejtorinë Rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, Drejtorinë Kombëtare Antikorrupsion dhe Qendrën për Zbatimin e Ligjit të Evropës Juglindore. Drejtoresha e BKH dhe homologët e saj në Rumani theksuan se bashkëpunimi, shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit dhe hetimet e përbashkëta midis agjencive të zbatimit të ligjit të të dy vendeve janë thelbësore në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit”, njofton OSBE.

Ish-kryeministri rumun, Adrian Nastase ishte i pari “peshk i madh“ le të themi, që u dënua në dy raste me akuzën e korrupsionit. Kemi edhe rastin e ish-zëvendës kryetarit të senatit, Dan Vojkulesku, i cili u dënua me dhjetë vite burg për korrupsion. Ai qendroi në burg rreth 2 vjet e gjysmë. Një pjesë e pasurisë së tij u konfiskua me një vlerë prej rreth 13 milion eurosh. Gjithsej janë 20 ish-ministra që u dënuan me akuzën për korrupsion apo për abuzim me pushtetin në dhjetë apo 12-vitet e fundit në Rumani.

Madje sot u pyet nga gazetarët edhe kreu i SPAK, Altin Dumani nëse po shkohet drejt shembullit rumun dhe ai tha: “Patjetër që po, edhe mund ta kalojmë”.  /Pamfleti

 

hajnaj bukuresht

Lini një Përgjigje