TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2024, 09:44

A do ta shpëtojë Kryemadhi nga burgu Metën? Juristi tregon skenarin

Shkruar nga Pamfleti

A do ta shpëtojë Kryemadhi nga burgu Metën? Juristi tregon

Juristi Gentjan Rumano deklaroi në “Top Story” se Monika Kryemadhi dhe llir Meta po i krijojnë hapësirë njëri-tjetrit në lidhje me akuzat e SPAK.

Ai u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të qëndrimit të Prokurorisë, e cila ka masa më lehtësuese për gratë.

Grida Duma: Përfiton gjë nga kalimi i përgjegjësisë te Monika, Iliri?

Gentjan Rumao: Po tentojnë të dy t’i krijojnë mundësi  njëri-tjetrit, pikërisht për faktin sepse qëndrimi që ka mbajtur Prokuroria e Posaçme në kërkesat që i drejton gjykatës për sa i përket grave, është gjithmonë më i butë.

Pra nuk shkon deri në masën shtrënguese më të madhe që është arresti në burg, siç është për burrat. Zakonisht kërkojnë detyrim paraqitjeje ose më e fundit arrest shtëpiak.

Lini një Përgjigje