
Meteorologu Hakil Osmani ka folur për të bërë parashikimin e motit për muajin gusht.
E ndërsa meteorologu tha se nuk pritet të kemi më valë të të nxehtit të tilla si ato të korrikut, ai dha lajme të këqija për ata që duan të shkojnë në det këtë fundjavë.
Sipas Hakil Osmanit e gjithë java do jetë me mot të kthjellët, ndërsa në fundjavë do kemi prezencë të vranësira dhe madje ekziston mundësia të kemi edhe reshje shiu.
“Nëse flasim për këtë javë, do kemi mot me kthjellime shumë pak do jenë prezente vranësirat. Ka mundësi që gjatë fundjavës të kemi shtim të vranësirave e mund të kemi edhe reshje shiu në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore.”,-tha Hakil Osmani.
Osmani tha gjithashtu bëri edhe një parashikim për muajin gusht.
“Në fakt deri ditën e premte do kemi një mot të qendrueshëm. Pritet të kemi maksimume që të shkojnë deri në vlerat 37 apo në disa zona deri në 40. Sa i takon pjesës tjetër të gushtit nuk përjashtohet mundësia e goditjeve të valëve të të nxehtit. Në momente që territori shqiptar goditetet nga këto valë të të nxehtit temperaturat shkojnë në vlerat 40-41 gradë Celsius.
Për fat të mirë nuk kemi ende sinjale që do kemi valë të të nxehtit. Sigurisht që pjesa e dytë e muajt Gusht mund të sjellë prezente valë të të nxehtit të cilat nuk pritet të jenë si kjo valë që zgjati shumë në territorin shqiptarë. Pritet që këto valë në muajin gusht të zgjasë deri në një javë. Nëse flasim për këtë javë, do kemi mot me kthjellime shumë pak do jenë prezente vranësirat. Ka mundësi që gjatë fundjavës të kemi shtim të vranësirave e mund të kemi edhe reshje shiu në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore.”,-tha Hakil Osmani.
Lini një Përgjigje