TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2025, 22:22

21-vjeçarja në Astir alarmoi policinë, Karamuço: Shumë përdorues janë kthyer në shpërndarës droge

Shkruar nga Pamfleti

21-vjeçarja në Astir alarmoi policinë, Karamuço:

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhur në Astir, ku një 21-vjeçare alarmoi policisë duke denoncuar se ishte dhunuar dhe mbyllur në banesë.

Karamuço u shpreh se këto situata janë bërë shqetësuese dhe se duhet të ketë kontrolle të shtuara për aktivitete e paligjshme. Ai shtoi se përdoruesit e drogës kthehen në korrierë dhe më pas në anëtarë të grupeve kriminale.

“Nga ana e policisë apo ata që bëjnë kontrollin dhe mbajnë policimin në qytet. Kemi shumë pikëpyetje… Me siguri banorët janë habitur dhe nuk e dinin se kush ishte…Sot fëmija të thotë po iki… Në kushtet kur vajza është çuar ka parë derën mbyllur, mund të ketë inskenuar pengmarrjen dhunë. RENEA ishte thirrur sepse ishte konsideruar pengmarrje. Por vajza ishte vetëm në banesë. Një nga arsyet që shërbejnë këto shtëpi, në fillim njihe, kalon në një marrëdhënie dashurie, pastaj futen në këto shtëpi ku nga alkooli dhe droga kalojnë në orgji, nuk je vetëm me një person, pastaj kalon në prostitucion, më pas në korrierë dhe më pas në anëtarë të organizatës kriminale. Pra e fillojnë kështu si rastësisht…Prindërit duhet të marrin vesh se deri ku mund të mbërrijë vajza, ose e vrarë ose në burg, sepse përfshirja në këto grupe kriminale, sjell vetëm këto”, tha Karamuço për “Abc News”.

Lini një Përgjigje