
Një nga dosjet më të komentuara së fundmi është “21 Janari”. Kreu Demokrat Sali Berisha është marrë në pyetje, ndërkohë së fundmi, gjatë orëve të fundit ka një kërkesë dhe nga Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, në paraburgim, që do të dëshmojë për 21 Janarin.
Teksa ka folur për emisionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të ‘Pamfletit’, ish-prokurori Ervin Karanxha e ka cilësuar si një rast të paprecedentë.
Ai u shpreh gjithashtu se Prokuroria e Përgjithshme ka gabuar me hetimin dhe verifikimet për “21 Janarit” që 15 vite më parë. Karanxha theksoi se doja u gropos nga Ina Rama.
Çfarë pret nga dosja e 21 Janarit tashmë që është në duart e SPAK-ut dhe që duket se po thirren, po merren në pyetje eksponentët kryesorë. Më herët kujtojmë që edhe Lulzim Basha është marrë në pyetje.
-Ish-Prokurori Karanxha: Është rast i paprecedent. Ti të pyesësh tani për një çështje të ndodhur para 15 vjetësh t’i pyesësh për një ngjarje, sepse për një muaj a për dy muaj sa i bie, mbushen 15 vjet fiks. Tani ka qenë një veprim i gabuar procedural i Prokurorisë së Përgjithshme atëherë, që duhet të kishte marrë përsipër hetimet qysh në fillim dhe me Kodin e Procedurës Penale të kohës lejohej marrja përsipër e hetimeve dhe kryerja e verifikimeve, po përdorim këtë fjalën verifikim, për zyrtarët e lartë duhet të ishte bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, që në atë kohë ka qenë prokurore Ina Rama, e cila nuk ka bërë detyrën.
Duhet t'i vinte numër procedimi, të fillonte hetimin, pyetjen e tyre. Vijnë s'vijnë është gjë tjetër. Pra regjistrohet çështja. Në qoftë se s'vjen, mbahet një procesverbal, çohen shkresat që ky person që u pyet, se mund t'ia lësh detyrë pasardhësit që t'i pyesin të tjerët.
Pra neve sot kemi një ngjarje para 15 vjetësh dhe sa më shumë kalon koha, kemi detaje të cilët harrohen, sepse 15 vjet nuk janë pak. Dhe kur dënohet një person 15 vjet burg është shumë. Tani te veprimet, është të paktën, të paktën po zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Është gjë pozitive se s'duhet të biem në pesimizëm të mos bëhen.
Po patjetër që përgjegjësia e Ina Ramës është. Ajo e mori përsipër detyrën e lartë dhe paguhej vetëm për të tundur dhe shkundur. Kur erdhi puna që duhej të tregonte veten e hoqi bythën mënjanë. Tani nuk ndihet bënë kinezen.