
Avokati Edmond Petraj duke folur për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku nga ana e GJKKO-së, tha se masa e marrë ndaj saj, është bazuar në një interpretim të cekët të ligjit, duke krijuar një vakum të rrezikshëm ligjor dhe një precedent problematik për të ardhmen.
Duke folur për emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të ‘Pamfletit’, Petraj theksoi se ka një keqinterpretim të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale i cili bën një dallim të qartë mes funksionarëve publikë dhe ligjvënësve apo kryetarëve të bashkive për të cilët zbatohet ligji elektoral.
Sipas tij problemi thellohet kur bëhet fjalë për një ministër, pasi është një figurë me status kushtetues. Ai theksoi se tani mbetet në dorë të Kushtetueses për të përcaktuar nëse kemi shkelje.
Pjesë nga intervista:
-Kemi në këtë rast që diskutuam ndërhyrje nga gjyqësori në ekzekutiv?
Petraj: Shiko, në një këndvështrim krejt pothuaj të përafërt, të prekim pjesën e marrëdhënies që mori Struktura e Posaçme dhe sa cektë e pa. Për mendimin tim, Struktura e Posaçme e ka parë shumë cektë këtë si rast. Në raste të tilla, sepse, e para e punës, ajo nuk arriti të zbërthejë nenin 242, paragrafin e parë dhe paragrafin e dytë. Paragrafi i dytë është për ligjvënësin. Për pjesën e deputetit, që është me ligjin elektoral. Por është edhe për pjesën e kryetarëve të bashkisë e të tjera. Paragrafi i parë është funksionarët publik.
Tani, ajo nuk është drejtor ndërmarrje, e emëruar. Drejtor dikasteri dhe këtu është bërë përplasja dhe janë ato vakumet, të cilët këto dy paragrafe japin një përplasje njëra me tjetrën dhe në momentin që ky vendim që merret dhe ekzekutohet, normalisht këtë vendim, e ekzekuton kryetari i Këshillit të Ministrave, që është kryeministri. Në këtë rast. Në momentin që i ka vajtur, është që unë kërkoj interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Pra deri këtu jemi në rregull, sepse në lëvizje ai e vendos, e vë edhe vetë këtë, pasi ne ecim në llogjikën e pjesës që një ministër është i propozuar nga kryeministri, është i dekretuar nga presidenti dhe i votuar në parlament. Pra ky element, segment tresh, jep fuqinë absolute që kushtetuta e mbron këtë lloj si rasti. Këtu nuk po flasim për rastin e zonjës Balluku. Sepse, kjo nuk është se atë e ndihmon në hetim.
-Flasim për precedentin.
Petraj: Problemi është që ne kemi një vakum të jashtëzakonshëm përsa i përket analizës juridike, dhe mënyrën se si e vendosin një masë sigurie. Po ta shikosh, në vazhdimësi janë bërë në përgjithësi gabime të jashtëzakonshme përsa i përket masave të sigurisë, ato nuk funksionojnë në formën se si jepen, sepse ti nuk mund të thuash tani, shiko ne do të akuzojmë ty për pastrim parash. Të fusim njëherë në burg ty, e pastaj të shikojmë, të marrim atë telefonin, të mbledhim ndonjë koment lart e poshtë nëpër rrjetet sociale dhe të shikojmë mos gjejmë ndonjë provë.
Por që në përgjithësi kategorizimi i një vepre penale duhet të ketë elementin hetimor. Nuk mund ta marrësh tjetrin dhe ta çosh, sepse ne kemi gjetur një një tufë fjalësh, një një slogan që drejtësia të bëjë punën e saj dhe mbi këtë marrëdhënie ata kanë marrë vrap. Drejtësia po bën punën e saj. Jo s'po bën punën e saj. Drejtësia në këtë rast përveç rasteve të grupeve të caktuara me element prapavije, narkotike apo kriminale siç i kategorizojnë. Në pjesën tjetër lë për të dëshiruar, te marrëdhënia juridike, mënyra se si ngrihet dosja, mënyra se si hetohet, si bëhen analizat tekniko-financiare, dhe ka vakuume të jashtëzakonshme. Në rastin në fjalë, që po flasim për mendimin tim, është krejt e drejtë, është krejt normale që, vetë kryetari i Këshillit të Ministrave kërkon shpjegim përsa i përket këtij rasti.
Ndërkohë që po të shikosh tani në rastin Berisha, është shumë gabim. Sepse ajo nuk u legjitimua si palë, sepse Berisha kishte të gjithë autoritetin e mundshëm me karakter individual që të bënte ankimimin në Kushtetuese. Pra e çonte vetë në Kushtetuese direkt. Kështu që ajo është punë juristësh, punë pjesa e atyre të cilët i këshillojnë këta që ëh, ndërmorën një veprim të tillë dhe u duk tani sikur kemi një paralele. Nuk kemi paralele. Kemi rast tjetër. Kemi këtu te Berisha kemi një deputet, pra kemi te ligji elektoral. Ndërkohë që në këtë rast tjetër kemi një element më shtesë, më shumë, që është pjesa e ligjit elektoral, por kemi dhe pjesën e ligjit kushtetues. Kemi kemi Këshillin e Ministrave, e cila është pjesë më vete, institucion i pavarur, kushtetues, që lëviz me mekanizmat e veta duke kaluar deri te kuvendi pas propozimeve të ministrave e të tjera e të tjera që kalon deri te kuvendi. Pra kemi element tjetër. Këtu është anashkaluar kuvendi. Edhe në qoftë se do kishim ndonjë masë tjetër, duhet të dish diçka. Shiko. Në qoftë se këta do të kishin marrë një masë. Unë jam marrë pak me atë dosje. Me atë pjesë të parë. Dhe prandaj po flas në këtë pikë. Mund t'ju garantoj që përballja në qoftë se do kishin marrë një masë shtrënguese, të karakterit shtrëngues. Për shembull arrest shtëpie. Dhe kërkonin heqjen e imunitetit e të tjera e të tjera. Të garantoj që ajo dosja e cila do vinte te komisioni i mandateve, të garantoj që do të gjendeshin dobët. Sepse aty ata do të tregonin shkaqet përballë anëtarëve të komisionit të mandateve, që merret me pjesën e imunitetit. Dhe do të ngeleshin shumë shumë keq. Kështu që ky hap nuk u bë, por u prek pjesa e pezullimit. Pezullimi është vakum. Sepse, jua shpjegova dhe njëherë, nuk është drejtoreshë ndërmarrje, është ministre. Dhe pjesa e ministrit ka tjetër karakter përsa i përket pjesës së administratës. Ne s'mund të barazojmë tani një ministër me një drejtor. Nuk kanë të dy të njëjtin funksion. Ky është një funksion kushtetues, ky është një funksion publik. Është funksion publik, por është dhe funksion kushtetues, pra ka një imunitet plus përveç.
Lini një Përgjigje