TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2024, 09:45

112-vjetori i Pavarësisë, Ambasadori i BE: Shumë sfida janë përpara! Jemi të përkushtuar të qëndrojmë krah jush në çdo hap

Shkruar nga Pamfleti

112-vjetori i Pavarësisë, Ambasadori i BE: Shumë sfida janë

Amabasadori i BE, Silvio Gonzato ka uruar shqiptarët për festën e pavarësisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gonazto thotë se ky përvjetor e gjen Shqipërinë me çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë. Ai shton se ka shumë sfida përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap.

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap", shkruan Gonzato.

Lini një Përgjigje