
Zjarret e ditëve të fundit që përfshinë vendin tonë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke djegur banesa, bagëti dhe vreshta nga veriu në jug.
Në lidhje me këto dëme, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se do të ketë një vlerësimi dhe më pas kompensim të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.
Ajo gjithashtu theksoi se kjo procedurë për vlerësimin e dëmeve, do të realizohet në çdo bashki e prekur dhe kompensimi do të kryhet sërish nga Bashkia, nëpërmjet fondit për mbrojtjen civile.
“Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.
Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.
Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Lini një Përgjigje