TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2025, 16:11

Zhegrova prezantohet te Juvja dhe i thur lavde Ramës për pasaportën: I jam shumë mirënjohës, përfaqësoj të gjithë shqiptarët!

Shkruar nga Pamfleti

Zhegrova prezantohet te Juvja dhe i thur lavde Ramës për

Në prag të sfidës me Interin, Edon Zhegrova ka bërë prezantimin e tij për mediat si lojtari më i ri i Juventusit. Sulmuesi shqiptar ka treguar se çfarë e bëri të zgjidhte bardhezinjtë, duke mos harruar gjithashtu dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

A do t’ia dhuroni fanelën tuaj kryeministrit të Shqipërisë?

Patjetër, dhe i jam shumë mirënjohës Edi Ramës. Unë përfaqësoj të gjithë shqiptarët.

Kalimi yt te Juventusi?

Jam shumë i kënaqur me këto ditë të para dhe jam mirëpritur nga të gjithë. Klubi më bindi të bashkohesha me ta. Gjithmonë kam dashur të bashkohem me një skuadër të madhe. E njoh mirë Xhonatan Devid dhe cilësia e tij gjithashtu më bëri të zgjedh Juventusin.

A do të luaj kundër Interit?

Fola me trajnerin dhe nuk do të luaj ende sepse më duhet të punoj. Do të mbështes ekipin në këtë takim.”, u shpreh Zhegrova.

Lexo më shumë: https://pamfleti.net/sport/bajram-begaj-i-jep-edon-zhegroves-pasaporten-shqiptare-juventusi-ferkon-du-i294533

Zhegrova prezantohet te Juvja dhe i thur lavde Ramës për

Edon Zhegrova është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi u mor më 22 gusht.

Zhegrova, një prej lojtarëve më të mirë të përfaqësueses së Kosovës dhe aktualisht i është bashkuar gjigantëve italian të Juventusit.

Bardhezinjtë derdhën në arkat e Lilës 20 milionë euro për shërbimet e tij dhe sulmuesi shqiptar do të përfitojë 2.5 milionë euro rrogë vjetore.

Edon Zhegrova publikoi pak kohë më parë në “Instastory” bisedën me Edi Ramën.

Rama i dërgoi me foto dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare. Ndërsa publikoi bisedën me kryeministrin, Zhegrova shkruante gjithashtu: "Krenar të jem shqiptar".

Lexo më shumë: https://pamfleti.net/sport/krenar-te-jem-shqiptar-edon-zhegrova-publikon-biseden-me-ramen-pas-marrjes-i294536

Zhegrova prezantohet te Juvja dhe i thur lavde Ramës për

edon zhegrova sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje