
Tirana i jep fund ecurisë pozitive. Bardheblutë janë mposhtur nga Vllaznia në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-1. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 9. Pas një goditje këndi, gjuajtja e Tabeku u devijua nga një mbrojtës dhe dërgoi topin pas krahëve të Pohls.
Në minutën e 15, Jago me një gjuajtje nga jashtë zonës mposhti portierin Tafas dhe barazoi shifrat. (VIDEO)
5 minuta më vonë, Mala nga e djathta e sulmit pasoi në qendër, ku Balaj ndoqi aksionin dhe mposhti Tafas.
Në minutën e 52, Kuros bëri ndërhyrje të ashpër ndaj Haxhiut, Jorgji shkoi pa pamjet në VAR dhe pastaj i tregoi kartonin e kuq mbrojtësit të Vllaznisë, duke lënë ekipin shkodran me 10 lojtarë.
Në minutën e 76, Vllaznia fitoi 11-metërsh. Balaj hyri në zonë nga e djathta, Valerianos ndërhyri ndaj sulmuesit dhe për Jorgjin nuk pati dyshime teksa tregoi gishtin nga pika e bardhë.
Në minutën e 78, Kastrati u tregua i saktë dhe dërgoi topin në rrjet.
Me këtë fitore, Vllaznia mban e vetme vendin e parë me 19 pikë, ndërsa Tirana “noton” në “ujëra të ftohta”, pasi mban vendin e 9 me 6 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Elbasani u rikthye te fitorja, duke mundur me shifrat 2-1 Bylisin.
Në minutat 20-25, karton i kuq për Brunon te Bylisi. Maletaj ndryshoi vendimin në fushë, pasi e pa rastin me VAR. Tsage ishte rrëzuar në duelin me Brunon dhe fillimisht u la vazhdimi i lojës. Më pas VAR ndërhyri.
Në minutën e 25, Elbasani zhbllokoi ndeshjen. Dialo shënoi direkt nga goditja e dënimit.
Në minutën e 38, “tigrat verdheblu” dyfishuan rezultatin. Maletaj akordoi penallti në favor të Bylisit, Përndreca u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Dialos. Peralta dhe Bunjaku u ndëshkuan me karton të verdhë për tensionin që krijuan. Diallo nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 50, Bylisi ngushtoi shifrat. Aurel Marku i shënon Elbasanit pas goditjes me kokë, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Në minutat 80-85, VAR u bë sërish protagonist. Maletaj u thirr për të riparë rastin, pasi kishte akorduar faull në favor të Ibrahim Abas. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen që erdhi më pas ndaj Markut.
Me këtë fitore, Elbasani renditet në vendin e dytë me 14 pikë, po aq sa Dinamo dhe Eganatia, ndërsa Bylis mban vendin e 8 me 6 pikë.
Lini një Përgjigje