
Vetëm pak ditë më parë, mediat e huaja bënë me dije se vajza e ekraneve dhe njëherësh partnerja e futbollistit Mauro Ikardi, Uanda Nara është diagnostikuar me leuçemi.
Por për herë të parë, ajo u është përgjigjur lajmeve të mediave ndërkombëtare. Bukuroshja argjentinase ka shpjeguar se ka kryer disa analiza, por ende nuk ekziston një diagnozë e qartë për të, prandaj do të duhen kontrolle të tjera në të ardhmen.
Madje, ajo përmendi edhe faktin se ndonëse u përpoq të mos u tregonte fëmijëve të saj për problemet shëndetësore duke qenë se ende nuk ka një diagnozë të saktë, gjithçka u zbulua nga gazetarët.
“Të mërkurën vendosa të bëj disa teste rutinë, të cilat i bëj njëherë në vit ose kur dua të udhëtoj. Në analizat e mia kishte disa vlera negative, kështu që më duhej të shtrohesha në spital. Të enjten u largova nga klinika dhe diku tjetër, ku mund të bëja disa teste për të marrë disa monstra më të qarta se me çfarë kisha të bëja.
Si çdo nënë, vendosa t’ua fsheh lotët dhe shqetësimet fëmijëve të mi, aq më tepër që nuk ka një diagnozë më të saktë. Fatkeqësisht, fëmijët e morën vesh nga gazetarët të premten, ndërsa unë nuk e dija se çfarë kisha.
Fëmijët e mi do të kishin mësuar gjithçka nga unë, por vendosa t’ua tregoja kur të kisha rezultatet e shumë testeve në duart e mia dhe mbi të gjitha t’ua tregoja kur të doja.
Faleminderit familjes sime, miqve dhe të gjithë juve që më dhatë dashuri. Tashmë jam në shtëpi dhe në pritje të analizave të mëtejshme, pas sugjerimeve të profesionistëve që janë pranë meje. Gjithçka që ndodh dhe gjithçka që do të ndodhë do të mbetet në privatësinë time sepse dua të mbroj fëmijët e mi”, ka shkruar Uanda Nara.
Aktualisht modelja argjentinase po moderon programin e njohur televiziv atë të Master Chef. Po ashtu, rrjetet sociale të bukuroshes kanë qenë gjithmonë aktive me foto dhe detaje nga jeta e saj private, duke mos lënë asgjë të kuptohet se ka diçka që nuk shkon në jetën e prezantueses.
Lini një Përgjigje