TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2025, 19:48

U afrua me bujë te Partizani, të kuqtë ndajnë rrugët me mesfushorin që ka luajtur për kombëtaren shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

U afrua me bujë te Partizani, të kuqtë ndajnë rrugët me

Ka zgjatur vetëm 3 muaj aventura e Herolind Shalës te Partizani.

Mesfushori i cili në të kaluarën është aktivizuar 5 ndeshje me fanelën e Kombëtares shqiptare dhe 27 me përfaqësuesen e Kosovës, ka ndërprerë bashkëpunimin me “Demat e Kuq”.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare.

Bëhet me dije se kontrata është ndërprerë me konsensus, teksa Shala u aktivizua vetëm 1 ndeshje me Partizanin në kampionat dhe 1 në Kupën e Shqipërisë.

U afrua me bujë te Partizani, të kuqtë ndajnë rrugët me

Njoftimi zyrtar i Partizanit: 

Partizani zyrtarizon përfundimin e bashkëpunimit me Herolind Shalën. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me konsensus kontratën mes tyre.

Partizani dëshiron të falenderojë Herolind Shalës që ishte pjesë e familjes së kuqe duke i ururar njëkohësisht suksese në karrierë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

herolind shala mesfushori i partizanit

Lini një Përgjigje