
Ka përfunduar në barazim 2-2, ndeshja shumë e luftuar e Premier Ligës mes Totenhemit dhe Mançester Junajtid 2-2. “Djajtë e Kuq” e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0, falë golit të shënuar nga Brajan Mbeumo, por vendësit ia dolën të shënonin dy herë në pjesën e dytë, me Matis Tel dhe Riçarlison.
Epërsia 2-1 mbeti në fuqi deri në minutën e parë të kohës shtesë, por në fund, në minutën e 6 shtesë, miqtë nga Mançesteri barazuan me De Lajt. Të dyja skuadrat ndajnë mes tyre nga një pikë tepër të luftuar. Duhet përmendur fakti se Mbeumo po kalon një formë të jashtëzakonshme; me 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, fitues i çmimeve “Premier League Player of the Month” dhe “Manchester United Player of the Month”.
Skuadra e Ruben Amorim ishte deri diku e pafat, sepse Herri Meguajër u detyrua të largohej nga fusha pas një lëndimi në “hamstring”, ndërsa Van de Ven shpëtoi “Spurs” me një pritje të jashtëzakonshme ndaj Seshko. Ky i fundit u dëmtua po ashtu afër fundit të ndeshjes dhe e la skuadrën e tij me 10 lojtarë, pasi i kishte kryer të gjitha zëvendësimet e mundshme.
Lini një Përgjigje