TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2024, 23:18

Tomas Tuhel hyn në histori, bëhet trajneri i parë gjerman që kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions me 3 ekipe të ndryshme

Shkruar nga Pamfleti

Tomas Tuhel hyn në histori, bëhet trajneri i parë gjerman që

Bajerni i Mynihut, ruan traditën, teksa triumfoi 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me rezultatin e  përgjithshëm 3-2 dhe është kualifikuar në gjysmëfinalen e Champions League. 

Në një takim plot tension në Mynih vendosi qetësia e një lojtari me shumë përvojë si Joshua Kimish, i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Arsenalit për të dërguar topin në rrjetë në pjesën e dytë.

Një sukses special ky edhe për trajnerin Tomas Tuhel, i cili me këtë kualifikim u bë tekniku i parë gjerman i cili arrin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve me 3 klube të ndryshme, PSG, Çelsi dhe Bajern. 

bajerni i mynihut tomas tuhel tekniku gjerman

Lini një Përgjigje