TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2024, 20:01

Të shtëna me armë në Greqi pranë stadiumit të Panathinaikosit, plagosen 3 tifozë; policia arreston 70 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Greqi pranë stadiumit të

Tre të plagosur dhe të paktën 70 të ndaluar prej policisë është bilanci i një përleshje të dhunshme mes tifozëve të Papanthinaikos dhe atyre të skuadrës qipriote të AEK Larnaka.

Përleshja nisi në afërsi të stadiumit të Panathinaikosit në rrugën Coka dhe vetëm 200 metra larg drejtorisë së policisë së Atikës.

Të shtëna me armë në Greqi pranë stadiumit të

Dëshmitarët okularë thanë se fillimisht tifozët u përpalsën fizikisht dhe dhe në vazhdim një person ende i paindentifikuar qëlloi disa herë ndaj tifozëve kundërshtarë, duke plagosur një person në këmbë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë nga shkopinj dhe mjete prerëse.

Në të njëjtën kohë, gjatë episodit kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, një në bark (me gërvishtje) dhe një në krah pas një goditjeje. Të tre të plagosurit janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Të shtëna me armë në Greqi pranë stadiumit të

Policia tha se ka shoqëruar të paktën 70 persona dhe po kërkon të identifikojë autorin e sulmit me armë.

Panathaniakos dhe AEK Latnaka do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjes për sezonin e ardhëshëm futbollistik.

Të shtëna me armë në Greqi pranë stadiumit të

tifozët e aek larnaka tifozët e panathinaikos

Lini një Përgjigje