
Tirana ka edhe 3 javë për të arritur objektivin “Final – Four”, por pavarësisht se këtë sezon janë larg pritshëmrive, bardheblutë kanë në përbërjen e tyre lojtarë të rinj dhe që premtojnë për të ardhmen.
Jordi Jaku është njëri prej tyre, i cili këtë sezon fitoi një fanelë titullari te kryeqytetasit. Paraqitjet e 18-vjeçarit janë mjaft pozitive, teksa për të tashmë kanë mbarritur edhe ofertat konkrete.
Kështu sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se për të ka mbërritur një ofertë 200 mijë eurosh për mesfushorin nga skuadra e Mainc në Gjermani, ku luan edhe talenti Brajan Gruda. Shifër kjo e refuzuar nga Tirana, pasi presidenti Refik Halili është i bindur se nga shitja e lojtarit mund të përfitojë akoma më shumë.
Në këtë mënyrë i mbyll derën ekipit gjerman, i cili ka ngulmuar prej kohësh për Jankun. Kujtojmë se Mainz po lufton për të shmangur “Play-Out” në Bundesligë.
Lini një Përgjigje