TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Korrik 2023, 20:30

Po qethej, shqiptari del për të sulmuar tifozët bullgarë, policia arreston 21 persona në ndeshjen e Ligës së Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Po qethej, shqiptari del për të sulmuar tifozët bullgarë,

Levski i Sofies fitoi 0-2 të enjten kundër Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ndeshje që vlente për turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Veç anës sportiv, sherri që vijoi para, gjatë dhe pas ndeshjes bëri jehonë në mediet fqinje.

Sfida ndezi shumë gjakrat mes tifozëve të ekipit shqiptarë dhe atyre bullgarë që patën disa përleshje në rrugë, ku një ultras i ekipit bullgar mbeti i plagosur me thikë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në një video të bërë virale së fundmi shihet se si një tifoz del nga berberi duke e lënë punën përgjysmë për të sulmuar bullgarët që shikon në rrugë.

Policia në Maqedoninë e Veriut arrestoi 21 tifozë, 19 prej të cilëve nga Bullgaria.

levski i sofies shkupi tifozi shqiptar

Lini një Përgjigje