
Familja Maldini ka bërë historinë e futbollit italian, në veçanti me Milanin. Por pinjolli i fundit i dinastisë, Daniele, mund të tradhtojë fanelën “Axurre”, edhe pse ai nuk ka marrë ftesë nga kombëtarja italiane.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Venezuelës duan ta shohin që ai të veshë fanelën e kombëtares së tyre. Ky është lajmi i bujshëm i raportuar nga “Tuttosport” për djalin e dytë të lavdisë së madhe të Milanit, Paolo (vëllai i tij i madh, Kristian e la futbollin për t’u bërë menaxher), i cili aktualisht luan për Monzan, pavarësisht se është në pronësi të klubit kuqezi.
E sigurt është se Daniele Maldini ka gjithçka që duhet për të luajtur me Venezuelën. Kjo pasi, siç konfirmon edhe “transfertmarkt”, mban edhe pasaportën e vendit të Amerikës së Jugut, falë kombësisë së nënës së tij, Adriana Fossa. Për sa i përket rregulloreve të FIFA-s, gjithçka do të ishte e mundur sepse pasardhësi më i ri i familjes “Maldini” ka veshur vetëm fanelën e të rinjve të kombëtares italiane, duke luajtur në ekipet U-18, U-19 dhe U-20. Kjo nuk përbën asnjë pengesë për ndryshim të kombëtares nga Daniele.
Nëse vendos të veshë fanelën e Venezuelës, kundërshtarit të Italisë në miqësore, mund të përfitojë edhe nga konkurrenca më e vogël se ajo që ekziston tek “Axurrët”. Dhe mund të konkurrojë në Kupën e Botës, duke pasur parasysh se venezuelianët janë në garë për kualifikim në edicionin e vitit 2026.
Daniele Maldini po tërheq vëmendjen e venezuelianëve edhe me paraqitjet e tij. Në 4 ndeshjet e fundit me Monzën u paraqit mirë, duke shënuar 3 gola dhe fituar gjithnjë e më shumë besim. Kush e di, ndoshta dikush mund ta vërejë atë, qoftë edhe në kampin “Axurr.” Do të ishte zgjatja e një tradite legjendare, me Çezare, Paolo dhe më pas Daniele. Megjithatë, është e vështirë të përsërisë atë që bënë babai dhe gjyshi i tij.
Është po aq e vështirë të mendosh se djaloshi i lindur në vitin 2001 do të vendosë ta ndërpresë këtë histori, duke veshur fanelën e një kombëtareje tjetër, përveç asaj italiane. Në Venezuelë, megjithatë, ëndërrojnë një “grusht shteti”, sepse emri i Maldinit është legjendar edhe në Amerikën e Jugut. Vetëm mendoni se çfarë ndodhi me Lapadulën në Peru, me një vend të tërë të çmendur pas sulmuesit aktualisht te Kaljari.
Lini një Përgjigje