
Lajm i mirë për Arbër Hoxhën. Sulmuesi i kombëtares, i cili pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Goricës, do të jetë gati për sfidën e fundjavës që Dinamo e Zagrebit do e luajë të shtunën ndaj Hajdukut të Splitit.
Vlen të theksohet se Hoxha me gjasë nuk do e nisë si titullar, me trajnerin Mario Kovaçeviç që mund ta aktivizojë në pjesën e dytë. 27-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar 5 gola, sakaq ka dhuruar 2 asiste.
Në fundin e takimit, konkretisht në minutën e 86, futbollisti shqiptar mori goditje të dhunshme nga prapa. Shqiptari u largua nga fusha me barelë.
Duhet thënë se Hoxha po përjetonte formën më të mirë në karrierë, e ku në shtator dhe tetor është përzgjedhur “Lojtari i Muajit” në kampionatin e Kroacisë.
Lini një Përgjigje