TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2024, 15:47

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria shumë pranë historisë, udhëheq sfidën përballë Kroacisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria shumë pranë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së dytë në grupin B. Shqipëria ka mposhtur me rezultatin minima 0-1 Kroacinë dhe është shumë pranë historisë.

Kuqezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11.. Asani nga e majta harkoi në zonë dhe aty futbollisti që luan me Spartën e Pragës në Çeki mposhti me kokë prtierin Livakoviç.


Në minutën e 31, djemtë e drejtuar nga Silvinjo patën rastin e artë për të dyfishuar shifrat dhe për të shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes.

Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Asanin që nisi topin tek Asllani, i cili gjuajti por topi u ndal nga portieri.

 

shqipëria kroac "euro 2024"

Lini një Përgjigje