TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2026, 20:27

Nga Fisnik Asllani te sulmuesi 90 mln euro, Bajerni bën gati listën me 6 emra për repartin ofensiv

Shkruar nga Pamfleti

Nga Fisnik Asllani te sulmuesi 90 mln euro, Bajerni bën gati listën me

Nikolas Xhekson pritet të largohet nga Bajerni i Mynihut në përfundim të këtij sezoni, pasi sulmuesi senegalez nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit gjerman. Sipas informacioneve, ai do të rikthehet gjatë verës te Çelsi, skuadër që zotëron kartonin e tij.

Në këtë situatë, drejtori sportiv i Bajernit, Maks Eberl, ka nisur të shqyrtojë disa alternativa për repartin ofensiv. Qëllimi është gjetja e një lojtari që mund të mbulojë mungesat e mundshme të Herri Kejn, qoftë në rast dëmtimi apo për t’i dhënë pushim sulmuesit anglez gjatë sezonit.

Një nga emrat në listë është Dushan Vlahoviç. Sulmuesi serb pritet të largohet nga Juventusi në fund të sezonit si lojtar i lirë, çka do ta bënte transferimin e tij një opsion ekonomik për klubin bavarez. Një tjetër alternativë është Fisnik Asllani, i cili ka spikatur në sezonin e tij të parë në Bundesligë me Hofenhejmin. Ai ka një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh.

Në listën e Bajernit përfshihen edhe disa emra nga Premier Ligë. Mes tyre përmenden dy lojtarë të Njukasëllit: Niko Uoltmejd, i transferuar verën e kaluar për 90 milionë euro nga Shtutgarti, por që nuk ka përmbushur pritshmëritë, si dhe Entoni Gordon, i cili aktivizohet kryesisht si anësor, por mund të luajë edhe në qendër të sulmit.

Gjithashtu, Brajan Brobi i Sandërlendit është një tjetër profil që po merret në konsideratë nga drejtuesit bavarezë, duke u parë si një alternativë serioze për repartin ofensiv. Në listë figuron edhe talenti i Bajer Leverkusen, Kristian Kofane, i cili ka një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh.

fisnik asllani bajern mynih

Lini një Përgjigje