
Karareze sapo është promovuar në Serinë B dhe po përgatitet për të formuar ekipin për sezonin e ri, me objektivin për të qëndruar në kategorinë e dytë të futbollit italian.
Sa i përket sulmit, drejtuesit e klubit kanë menduar për Stiven Shpendin, i cili është pjesë e Empolit në Serinë A dhe po blihet me disa këste nga Çezena.
Dymbëdhjetë paraqitje dhe asnjë gol sezonin e kaluar, sulmuesi i Shpresave ka gjetur pak hapësirë te toskanët dhe po mendohet që të kalojë në një skuadër të një niveli më poshtë për t’u përgatitur për elitën. Ndërkohë, Karareze ka shprehur interesim për shqiptarin 20-vjeçar, megjithëse negociatat me drejtuesit e Empolit nuk janë edhe aq të lehta.
Lini një Përgjigje