TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2025, 16:32

Miliona euro dhe marrëveshje afatgjatë për Mirlind Dakun, zbulohen detajet e shifrave që fiton Rubin Kazan dhe sulmuesi shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Miliona euro dhe marrëveshje afatgjatë për Mirlind Dakun,

Mirlind Daku po bëhet gati të hedhë hapin e radhës në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të ndryshojë skuadër, duke qendruar po në kampionatin rus të futbollit.

Lojtari do t’i japë lamtumirën Rubin Kazanit, për t’u transferuar te një emër më i madh i futbollit rus, Zenit Shën Petersburg, i cili ka qenë klubi kryesor në mijëvjeçarin e ri, teksa ka 11 tituj kampion në Rusi, pa harruar këtu edhe një Kupë UEFA dhe Superkupën e Europës.

Mediat ruse bëjnë të ditur se transferimi i Dakut do t’i kushtojë 8 milionë euro klubit të Zenit, ndërsa lojtarin e pret një kontratë katërvjeçare.

Njëkohësisht, është mësuar se Daku do të përfitojë një rrogë prej 2,2 milionë eurosh në vit në klubin e tij të ri, me bonuse të tjera të rëndësishme në varësi të golave dhe objektivave.

Pritet që Daku të udhëtojë të dielën drejt Shën Petersburgut për vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratë.

mirlind daku sulmuesi shqiptar rubin kazan

Lini një Përgjigje