TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2024, 16:17

Milani përgatit ofertën për sulmuesin e Evertonit, Armando Broja në “qiellin e 7”

Shkruar nga Pamfleti

Milani përgatit ofertën për sulmuesin e Evertonit, Armando Broja

Milani po kërkon një sulmues okazion për merkaton e ardhshme verore dhe siç duket e ka gjetur në Angli. “Djalli” po sheh me vëmendje situatën e yllit të Evertonit, Dominik Kalvert-Leuin.

Sulmuesi anglez ka kontratë me Evertonin deri më 30 qershor të vitit 2025. Kjo bën që më pas, 27-vjeçari të kalojë në Milano me parametra zero, duke i hequr Milanit një shpenzim.

Milani përgatit ofertën për sulmuesin e Evertonit, Armando Broja

Por kësaj tratative i gëzohet edhe Armando Broja. Kujtojmë që sulmuesi është në formë huazimi te Evertoni, por mund të transferohet edhe përfundimisht.

Me largimin e Kalvert Leuin, sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të kishte më shumë mundësi aktivizimi. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Armando Brojën mund ta shohim titullar absolut tek Evertoni.

kalvert leuin sulmuesi i evertoni milan armando broja

Lini një Përgjigje