
Në Lisbon, Sportingu përballet me Kairat Alamti, që debuton për herë të parë në Champions League për fazën e grupeve.
Në minutën e 27, kolumbiani Luiz Suarez “vodhi” me stil dhe meritë një penallti, pasi u pengua nga kundërshtari brenda zonës.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Morten Hjulmand gaboi dhe humbi shansin e madh për të kaluar Sportingun në avantazh. Goditja e danezit u prit në mënyrë aspak të zakontë nga portieri i Kairat, Serkhan Kalmirza.
Edhe pse u hodh në krahun e kundërt i goditjes, 18-vjeçari ndali topin me këmbë, duke mos e lejuar të futej në rrjetë.
Lini një Përgjigje