TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2024, 16:53

Kompanitë e basteve përcaktojnë finalen 14 korrikut në Berlin, ky është çifti i mundshëm i “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Kompanitë e basteve përcaktojnë finalen 14 korrikut në

Spanja sfidon Francën, ndërsa Holanda përballet me Anglinë, këto janë dy gjysmëfinalet e “EURO 2024” Kompanitë e basteve tashmë kanë zbuluar edhe çiftin e mundshëm të finales së madhe, duke treguar edhe favoritët.

Sipas asaj që shihet, Angli-Spanjë është finalja më e mundshme, sipas kuotave. Ky çift finalist vlerësohet me koeficientin 3.10

Një takim Holandë-Spanjë dhe Angli-Francë vlerësohet me 3.50. Një çift më pak i mundshëm për t’u parë në finale është Francë-Holandë.

Gjithsesi, këto janë vlerësimet e kompanive të basteve, futbolli na ka mësuar se jo gjithmonë fitojnë favoritët apo më të mirët!

Çiftet e finales, renditja në bazë të mundësisë dhe favoritëve të kompanive të basteve:

Angli-Spanjë

Holandë-Spanjë

Angli-Francë

Francë-Holandë

kompanitë e basteve finalja e "euro 2024"

Lini një Përgjigje