
Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova pas transferimit të tij te Juventusi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i Kosovës ka ndarë edhe disa foto nga një videotelefonatë që pati me futbollistin dardan, tashmë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.
“Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të. Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!”, shkroi Kurti.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje