
Edon Zhegrova është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi bardhezi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Pas shumë peripecive, sulmuesi dardan largohet kështu nga Lille, për të nisur një eksperiencë të re, pikërisht në Torino. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, Zhegrova hodhi firmën në kontratë.
Ky operacion i ka kushtuar arkave të Juventusit një shifër që shkon në 20 milionë euro. Debutimi i tij mund të vijë në sfidën ndaj Interit, në takimin e Serie A që luhet me 13 shtator.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje