TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2024, 16:11

I dënuar për trukim, arbitri që vendosi drejtësi në ndeshjen e parë të Shqipërisë në “EURO 2024” do të gjykojë Angli-Holandë

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar për trukim, arbitri që vendosi drejtësi në

Holanda dhe Anglia do të përballen të mërkurën në mbrëmje në gjysmëfinalen e dytë të Europianit.

UEFA ka zbuluar se arbitri që do të vendosë drejtësi, ishte i njëjti që arbitroi ndeshjen Itali-Shqipëri. Bëhet fjalë për gjermanin Feliks Zvajer.

43-vjeçari ishte gjithashtu sinjalizuesi i ndeshjes së 1/16-tës së Holandës kundër Rumanisë, të cilën “tulipanët” e fituan 3-0.

Zvajer u përfshi në një skandal për trukim ndeshjesh në vitin 2005, kur ai pranoi një ryshfet prej 300 eurosh nga një gjyqtar tjetër. Pasi u konfirmua fajësia e tij, gjermanit iu ndalua arbitrimi për gjashtë muaj.

Në vitin 2021, Xhud Belingam u gjobit me 40,000 euro nga Federata Gjermane e Futbollit për një koment që ai bëri pas ndeshjes Borusia Dortmund-Bajern Mynih për akuzën e hapur të Zvajer për aferën e vitit 2005, duke komentuar se "nuk mund të vendosni një gjyqtar të tillë, të përfshirë në manipulim, për të drejtuar ndeshjen më të madhe në Gjermani”.

Në ndeshjen e vitit 2021, shkak për inatin e Belinghamit, por edhe të Dortmundit, ka qenë fakti se Zvajer nuk dha penallti në favor të verdhezinjve, ndërsa pak më vonë akordoi penallti për Bajernin, për prekjen me dorë nga ana e Mat Humels.

Tashmë arbitri gjerman është kthyer në qendër të vëmendjes dhe përkufizimi i tij komentohet negativisht në Angli.

Për shkak të gjithë këtij konfuzioni, ai vendosi të bënte një pushim dhe të mendonte për të ardhmen e tij. Dy muaj më vonë ai njoftoi se do të vazhdonte karrierën e tij si arbitër.

 

anglia holanda feliks zvajer arbitri gjerman

Lini një Përgjigje