TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2023, 19:44

Historia e Tomas Tuhel si trajner ndër vite, i suksesshëm por është shkarkuar pas përplasjeve me drejtuesit e ekipeve

Shkruar nga Pamfleti

Historia e Tomas Tuhel si trajner ndër vite, i suksesshëm por

Kapitulli tjetër në karrierën e tij sigurisht që do të jetë jo më pak emocionues se i fundit.

Tomas Tuhel, 49-vjeç ka marrë detyrën e re rreth 6-muaj pas shkarkimit nga Çelsi. Ish-trajneri i Dortumdit është emëruar zyrtarisht trajneri i Bajernit të Mynihut dhe do të jetë në krye të stërvitjeve të skuadrës bavareze duke filluar nga dita e hënë.

Kjo është karriera e trajnerit të ri të kampionëve të Gjermanisë. Ai ishte gjithmonë i suksesshëm, por në çdo ekip të tij të mëparshëm kishte stres në fund.

FSV Mainc 05 (2009 deri 2014)

Tomas Tuhel e nisi te Mainci. Në sezonin 2008-2009 ai drejtoi ekipin U-19. Nga viti 2009 deri në 2014, ishte trajner te Mainci dhe arriti në Evropë (vendi i pestë në sezonin 2010-2011).

Gjithsej, ai grumbulloi 239 pikë (1.41 pikë për ndeshje) në 170 ndeshje. Megjithatë, fundi ishte joharmonik, sepse Tuhel refuzoi të përmbushte kontratën e tij deri në vitin 2015 dhe tashmë ishte duke negociuar fshehutazi me klubet e tjera.

Borusia e Dortmundit (2015-2017)

Nga korriku 2015 deri në maj 2017, Tuhel ishte trajneri i Borusias së Dortmundit. Ai përfundoi i dyti dhe i treti në ligë me Dortmundin dhe gjithashtu fitoi Kupën e Gjermanisë në finalen e vitit 2017 kundër Ajntrahtit të Frankfurtit me rezultatin 2-1. Në gjithsej 68 ndeshje të Bundesligës, trajneri regjistroi 142 pikë (2.09 pikë për ndeshje).

Pavarësisht këtyre sukseseve dhe kontratës së tij deri në vitin 2018, Tuhel u shkarkua në verën e vitit 2017. Arsyeja për këtë ishin mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit rreth Hans-Hoakim Uatzke dhe menaxherit të atëhershëm Majkëll Zorç.

Këto mosmarrëveshje erdhën për shkak të mosmarrëveshjeve publike dhe zemërimit mes Uatzke dhe Tuhel për shkak të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Monakos, më pak se 24 orë pas sulmit me bombë ndaj ekipit.

PSG (2018-2020)

Tuhel mori drejtimin e PSG-së në korrik të vitit 2018, dhe u shpall kampion me ekipin francez në vitin 2019 dhe 2020. Ai gjithashtu arriti në finalen e Champions League në vitin 2020, ku u mposht nga Bajerni i Mynihut me rezultatin minimal 0-1.

Përveç tij, askush në Paris nuk e ka bërë këtë. Në 82 ndeshje të Ligës 1, ai regjistroi 194 pikë dhe kështu arriti një mesatare bindëse prej 2.37 pikësh për ndeshje.

E megjithatë ai u shkarkua nga PSG-ja në natën e Krishtlindjeve të vitit 2020. Dëbimi ishte fundi i hidhur i një lufte për pushtet që kishte zgjatur për muaj të tërë. Trajneri Tuhel doli kundër drejtorit sportiv Leonardo. Ky sherr solli në Paris lojtarë që Tuhel nuk i donte, gjë që shkaktoi kritika publike ndaj ish-trajnerit të Dortmundit, gjë që çoi përfundimisht çoi në shkarkimin e tij.

Çelsi (2021-2022)

Në janar të vitit 2021, Tuhel u bë trajneri i Çelsit dhe fitoi në mënyrë sensacionale Ligën e Kampionëve në të njëjtin vit, ku mposhti 1-0 Mançester Sitin në finale. Përveç kësaj, përkundër një pozicioni të vështirë në renditjen e Premier Ligës, ai arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve. Edhe gjatë periudhës së krizës për shkak të largimit të pronarit Roman Abramoviç, qëndroi besnik ndaj Çelsit. Në përgjithësi, ai grumbulloi 122 pikë në 63 ndeshje në Premier Ligë (1.94 pikë për ndeshje).

Në verën e vitit 2022 ai u lejua të rindërtonte skuadrën sipas dëshirës së tij, megjithatë, në shtator të vitit 2022, Tuhel u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta dhe mosmarrëveshjeve me presidentin e ri të klubit Tod Bohli.

Pra, do të jetë interesante të shihet se kur dhe si do të përfundojë koha e Tuhel te Bajerni i Mynihut?!/ BILD

tomas tuhel trajneri i ri i bajernit të mynihut

Lini një Përgjigje