
Andri Shevçenko, ish-sulmuesi i njohur i Milanit dhe Ukrainës, ka festuar gjatë në dhomat e zhveshjeve të stadiumit “Air Albania” pas ndeshjes së mbrëmshme të përfaqësueses së vendit të tij ndaj Shqipërisë.
Shevçenko, tashmë në rolin e presidentit të Federatës Ukrainase, i është gëzuar suksesit 2-1 të ekipit lindor, që ia doli të kapërcente Shqipërinë dhe të siguronte vendin e dytë në grup, me mundësinë për t’u ngjitur në Ligën A nëpërmjet “play-off-it”.
“Skuadra tregoi karakter dhe siguroi rezultate në fushë. Ata siguruan një fitore në ndeshjen e fundit të vitit dhe përmirësuan pozicionin tonë në renditje. Faleminderit ekipit dhe stafit teknik për këtë rezultat.
Një fitore simbolike në një ditë kur Ukraina kaloi një tjetër gur kilometrik në luftë dhe vazhdon të luftojë falë mbrojtësve tanë”, shkruan Shevçenko në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje